Siç u fol ende pa nisur edicioni i tretë i Big Brother VIP, aktori i humorit Julian Deda, u bë pjesë e tij, mirëpo, ca vite më parë, mendonte ndryshe, jo vetëm për të hyrë por edhe për ta parë nga ekrani. Fjalët e tij kanë qarkulluar në rrjetet sociale menjëherë pas hyrjes së tij në shtëpi.
Në një shkrim të vitit 2015, ai e kishte quajtur Big Brother një emision të dëmshëm dhe pa sens, ndërsa sot është pjesë e emisionit.
“Duke shëtitur nëpër kanet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër”, shkruan Juli. Vitin e fundit, siç duket, ka ndryshuar tërësisht mendim!
Discussion about this post