Në jetën tonë të përditshme kemi hasur persona që vdesin që të jenë në qendër të vëmendjes. Vëmendjen mund ta marrin nga stili, aftësia për për të filluar diskutimet, apo edhe atmosfera që krijojnë. Sipas astrologjisë këto janë shenjat të Zodiakut që e dashurojnë vëmendjen:
Dashi
Personat që i përkasin shenjës së Dashit janë individë të sigurt dhe inteligjentë të cilët janë në gjendje të njohin dhe t’i përshaten mjedisit dhe rrethanave në çdo kohë. Ata e njohin dhe vlerësojnë sinqeritetin, dhe identifikohen lehtësisht në çdo grup njerëzish.
Binjakët
Binjakët e kërkojnë vëmendjen sepse ecin me idenë se e meritojnë atë. Sjellja dhe pamja e tyre i bën ata të jenë në qendër të vëmendjes kudo që të shkojnë. Ju mund të flisni me një Binjakë për gjithçka, dhe ata do të ruajnë objektivitetin e tyre gjatë gjithë bisedës.
Luani
Fakti që kjo shenjë e dashuron vëmendjen nuk është një sekret; ata do të bëjnë çmos për të nxitur një polemikë të vogël ose do përpiqen të vendosin të tjerët në siklet për të marrë vëmendjen që duan.
Peshorja
Peshoret vdesin që njerëzit t’i komplimentojnë. Peshoret kërkojnë aktivitete në të cilat kanë besim se do të kenë sukses dhe si rezultat do të kenë një vëmendje të madhe.
Akrepi
Edhe pse Akrepi nuk kërkon vëmendje në mënyrë aktive, ata janë të aftë ta marrin kur e kërkojnë kërkojnë atë. Është e mundur që të keni ndjenja kontradiktore në lidhje me këtë shenjë, por ato kurrë nuk dështojnë të lënë përshtypje dhe do të mbeten në mendjen tuaj. Akrepët zakonisht konsiderohen si një nga shenjat më të turpshme dhe tërheqëse të zodiakut. Ata kanë një tërheqje të përmbajtur që krijon një atmosferë interesi pavarësisht nga pamja e tyre e errët, sensuale dhe herë pas here intensive.
Discussion about this post