“Valenki”, çizmet e trasha prej leshi që përbëhen nga materiale 100% natyrale të cilat janë veshur tradicionalisht nga rusët në mot të acartë, janë kthyer në një domosdoshmëri për qytetarët për shkak të uljeve të temperaturave.
“Shitja e këtyre cizmeve varet nga kushtet e motit. Sapo fillon të bjerë borë, klientët fillojnë të dynden në dyqanin tonë. Pra, natyrisht, shitjet janë rritur. Ndonjëherë vijnë klientët, por ndodh që numri i tyre të jetë shitur menjëherë.”
Valenkit zënë një vend të veçantë në kulturën ruse për shkak të mënyrës sesi mbrojnë këmbët kundër të ftohtit. Zakonisht, ato përdoren më shumë në fshat dhe shumë rrallë mund të shihen të veshura nëpër qytetet ruse. Këto çizme dikur ishin këpucët e dimrit të zgjedhura për ushtrinë ruse. Ushtarët falë këtyre këpucëve që në fillim janë të pakëndshme për t’u veshur, por pas nja dy ditësh tabani fillon të marrë formën e këmbës dhe janë shumë të rehatshme. Në mot jashtëzakonisht të ftohtë ose me dëborë, qytetarët me kënaqësi i lënë mënjanë çizmet e tyre prej lëkure dhe zgjedhin sërish opsionin e testuar nga koha duke veshur “valenkit”.
Për t’ju përshtatur nevojave të tyre, shumë kompani zgjedhin të realizojnë modele të ndryshme. Një nga fabrikat më të mëdha “Valenki” në Rusi ndodhet në Yaroslavl, një qytet historik në lumin Vollga në veriperëndim të vendit dhe po prodhon qindra mijëra të tilla në vit.
“Kërkesa për këto lloj këpucësh ka qenë mjaft e qëndrueshme vitet e fundit. Ne prodhojmë rreth 400,000 palë në vit. Përpiqemi që hërë pas herë të rifreskojmë pamjen e këpucëve që prodhojmë, t’i bëjmë ato më shumë moderne. Ne punojmë shumë me formën e tyre, i dekorojmë dhe e mbrojmë nga uji duke përdorur lloje të ndryshme thembrash.”
“Ne kemi këpucë të lira me cilësi të shumë të mira. Janë shumë të preferuara nga qytetarët dhe shpresojmë që kërkesa për to të mbetet e tillë edhe në të ardhmen.”
Sipas drejtorit të kësaj fabrike Semyon Shmykov, një sasi e madhe e këpucëve që prodhon fabrika blihen nga njerëz që jetojnë dhe punojnë në Arktik në kushte ekstreme të motit. “Po i blej për t’i veshur në fshat. Gjatë dimrit ato janë të shkëlqyera.”
“Ato janë të ngrohta dhe të rehatshme për të ecur. E vetmja gjë – ju duhet të zgjidhni këpucët janë për nga madhësia që ju dëshironi. Nëse blini një numër shumë të vogël këmba qëndron mirë, por ato bëhen të vështira për t’u hequr më pas”.
“Valenkitë” e parë ishin mjaft të shtrenjta dhe vetëm njerëzit e pasur mund t’i vishnin ato. Në gjysmën e parë të shekullit të 19-të ato u përhapën kur filluan t’i prodhonin me metoda industriale. Këto këpucë janë një pjesë e rëndësishme e kulturës ruse pasi edhe një dhëndër zgjidhej nga valenkit e tij. Nëse dhëndri kishte veshur valenki, kjo do të thoshte se ai është një burrë i pasur. Në Rusi, madje kishte hamendesimë edhe për vendodhjen e burrit të ardhshëm me ndihmën e çizmes. Në kohën e Krishtlindjeve vajzat dilnin në oborr dhe hidhnin çizmet. Nga shkonin këpucët, aty edhe jetonte burri i tyre i ardhshëm.
Por më vonë popullariteti i tyre ra ndërsa sot ato janë kthyer si një element elegant në veshjet e sotme ruse të dimrit. Madje janë shfaqur edhe në pasarela të ndryshme.
Klan News
Discussion about this post