Jemi zyrtarisht në sezonin e Ujorit, i cili nisë sot më 20 janar dhe do të përfundojë më 18 shkurt (kur nis sezoni i Peshqve). Ujori është një shenjë revolucionare, rebele, kokëfortë dhe mund të thuhet se nëse do, ia del mbanë gjithnjë. Gjatë sezonit të Ujorit, shenjat e Ajrit, si Binjakët dhe Peshorja do të bien në një periudhë qetësie, ndërsa Demi, Luani dhe Akrepi do të punojnë më shumë se kurrë.
Shumë njerëz mund të mendojnë se Ujori është një shenjë ujë, referuar edhe emrit të “Ujorit” dhe na duhet ta pranojmë që është paksa e çuditshme, por duke njohur Ujorin, që është një nga shenjat më të “çuditshme”, kjo është e justifikueshme.
Tani, le të dalim në temë dhe të të tregojmë se si do të ndikojë sezoni i Ujorit në shenjën tënde:
Dashi
Ti je një flutur sociale, ndaj ky muaj shkëlqen zonën e miqësisë dhe lidhjeve që ti ke me të tjerët. Do të takosh njerëz të rinj kudo ku do të shkosh. Praktikisht, do të jesh përherë i/e shoqëruar nga të tjerët dhe do të marrësh projekte të reja në grup. Puna në grup do të të bëjë ta realizosh ëndërrën tënde.
Demi
Të gjithë sytë drejtohen nga tin ë këtë periudhë, veçanërisht në aspektin e karrierës. Çdo hap i yti do të shkojë në drejtimin e duhur dhe do të pranohet e duartrokitet. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk do të japësh maksimumin tënd në punë. Vendos prioritetet e tua dhe si gjithmonë, mendo jashtë kornizave.
Binjakët
Ne e dimë që ti je një shenjë mendjehapur dhe e gatshme që të zgjerosh horizontin në mënyra të ndryshme, ndaj kjo periudhë do të jetë fantastike për ty! Njerëz të kulturave të ndryshme dhe persona të larmishëm do të përballen me ty, në shumë situata. Mund ta përdorësh secilën lidhje për të mësuar, zgjeruar horizontin, përqafuar ide dhe këndvështrime të reja. Me shumë gjasa, kjo periudhë do të të pëlqejë shumë.
Gaforrja
Këtë muaj do të zhytesh thellë në mendime, ide, situata. Si një shenjë uji, je shumë ëndërrimtar/e dhe energjia jote do të lidhet ngushtë me atë të Ujorit. Ky sezon do të të bëjë të reflektosh në shumë mënyra, të ndryshme dhe do të vësh re një pjesë të vetes që s’e ke vënë re më parë. Duhet të jesh i/e ndërgjegjshëm/me për ndryshimet që do të ndodhin, në mënyrë që t’i shpalosësh të tjerëve versionin më të mirë të vetes.
Luani
Ky sezon i përket dashurisë. Ujori përqendrohet në zonën e marrëdhënieve dhe kjo do të thotë se nëse je beqar/e, do të gjesh një person të rëndësishëm në jetën tënde. Në rast se je i/e lidhur, jeta sentimentale do të shkëlqejë. Do të takosh njerëz të rinj, intresantë dhe një prej tyre do të kthehet në një partner/e potencial/e. Kjo periudhë është ideale edhe për nënshkrimin e kontratave.
Virgjëresha
Ke tendencën të kujdesesh për të tjerët para se ta bësh për veten dhe ky zakon i keq ka nisur të ndikojë në shumë drejtime në jetën tënde. Nuk ka asgjë të keqe të jesh një person empatik dhe të kujdesesh për njerëzit që ke për zemër, por mos e lër pas dore veten. Sezoni i Ujorit të këshillon të përqendrohesh te dëshirat e tua dhe ta vendosësh jetën në rend.
Peshorja
Sezoni i Ujorit sjell lajme dhe ndryshime emocionuese për jetën tënde, e dashur Peshore. Do ta kesh më të lehtë të gjesh dashurinë, pasioni do të arrijë majat dhe gjërat që të rrethojnë do të jenë argëtuese dhe të lezetshme. Do të ndihesh më i/e shkujdesur se zakonisht, si dhe më krijues. Kjo është një periudhë fantastike për të shkëlqyer!
Akrepi
Sezoni i Ujorit të bën të rikthehesh te rrënjët e tua. Ke disa çështje pezull dhe të pambyllura nga e shkuara jote, për të cilat ende nuk je shëruar. Edhe nëse i ke zhytur thellë, ato kanë ndikim në jetën tënde të tanishme. Ky mund të jetë një muaj i rëndë emocionalisht, pasi do të bësh gjithçka për të tejkaluar traumat dhe dramat e së shkuarës. Ujori është shenja e lirisë dhe të nxit të heqësh dorë nga zinxhirët e së shkuarës.
Shigjetari
Me shumë gjasa, njerëzit do të përpiqen të të kontaktojnë dhe të lidhen me ty. Kontrollo e-mailin, telefonin, mesazhet dhe mënyrat e kontaktit që ke vënë në dispozicion për të tjerët. Është periudha kur duhet të rilidhesh me të tjerët. Mundësi të mëdha do të vijnë në jetën tënde dhe ndoshta ti po i bllokon ato. Lejo që gjëra të reja të depërtojnë në jetën tënde.
Bricjapi
Ti ke një vullnet të hekurt, pothuajse në çdo situatë. Morali dhe vlerat e tua janë të shkruara në gur dhe ti ndjek kodin tënd të etikës, megjithatë, mendo për një çast: Mos ndoshta këto vlera janë paksa të vjetëruara dhe nuk përshtaten 100% me kohën? Mos ndoshta këto rregulla nuk të shërbejnë më? Bëj një hap prapa dhe krijo një blilanc të vlerave dhe mendimeve të tua. Ji një person më mendjehapur dhe gati për të ndryshuar.
Ujori
Gëzuar ditëlindjen, i dashur Ujor! Dielli hyn në shenjën tënde dhe të dërgon sinjalin për të nisur një cikël të ri, ku ti vendos se ç’karrierë do të ndjekësh, ç’marrëdhënie dëshiron të kesh, si ta bësh banesën tënde të jetë më komode etj. Do kesh shumë pyetje, ndaj zgjidh një qëllim, përpilo një plan dhe bëj atë që do.
Peshqit
Dielli sjell përfundimin e një cikli dhe çeljen e një tjetri. Nga e kaluara jote kanë mbetur shumë situata të pazgjidhura, gjëra që kanë nevojë për rishikim, si dhe çështje që ende nuk kanë marrë një përgjigje. Duhet të kujdesesh për to që të ecësh përpara në jetë.
Discussion about this post