Publiku e priste një shpjegim për largimin e tij të beftë nga BBV3 vetëm 4 ditë pas hyrjes në program, dhe Drini Zeqo ia dha me sinqeritet të plotë. Ai është rikthyer në studion e Big Brother mbrëmjen e të shtunës ku tregoi se një problem shëndetësor i motrës së tij, e detyroi të ndërpresë garën. Ndërsa e ka cilësuar si eriun më të rëndësishëm të jetës së tij, Drini tregoi se e motra vuan nga një problem i shëndetit mendor.
“Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Ku njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e TV, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që BBV ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzi në një formë tjetër dhe për aq sa të hecësh te kesh dhe një kauz. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor.
Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauz është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur”-tha Drini.
Discussion about this post