Keni shpesh kruaje koke apo flokë me më shumë yndyrë? Kjo ndodh për shkak të vajrave të tepërta të prodhuara nga gjëndrat dhjamore në lëkurën e kokës. Ka faktorë të caktuar që ndikojnë në këtë gjendje, por nuk ka asnjë arsye për t’u dorëzuar përballë këtij problemi.
Sipas ekspertëve, ja disa gjëra që duhet të bëni për të shpëtuar nga flokët e yndyrshëm.
#1 Përdorni shampon e duhur
Shampo e duhur është thelbësore për flokët e yndyrshëm. Ekspertët sugjerojnë produkte që kanë në etiketat e tyre përbërës si acidi salicilik apo uthullën e mollës, të cilat ndihmojnë në kontrollin e sebumit të tepërt dhe pastrojnë lëkurën e kokës.
#2 Krijoni rutinën tuaj të larjes
Disa lloje flokësh mund të lahen çdo ditë, e të tjerë jo. Sipas ekspertëve, larja e flokëve çdo ditë mund të heqë vajrat natyralë dhe të sinjalizojë skalpin që të fillojë të prodhojë vaj në zonë, gjë që mund të çojë në kruajtje dhe acarim të lëkurës së kokës.
#3 Përdorni shampo të thatë
Për një rregullim të përkohshëm, shampoja e thatë është një opsion i shkëlqyeshëm. Kjo shampo mund të jetë një mënyrë e shpejtë për të thithur vajin dhe për të freskuar flokët ndërmjet larjeve.
#4 Furça e thatë
Vajrat tanë natyrorë të flokëve nuk arrijnë gjithmonë te skajet, kështu që rrënjët dhe boshti i mesit bëhen shumë të yndyrshëm dhe skajet shumë të thata dhe të brishta. Furça e thatë mund të shtyjë vajrat natyralë nga rrënjët në skajet e flokëve, gjë që i lejon ata të bëhen më të shëndetshëm.
#5 Zbatoni një rutinë të kujdesit për kokën
Shpenzoni kohë duke masazhuar kokën tuaj, pasi kjo mund të rrisë qarkullimin e gjakut, duke ndikuar në të pasurit e një skalpi të shëndetshëm.
#6 Shmangni prekjen e tepërt të flokëve
Prekja e vazhdueshme e flokëve mund t’i bëjë ato të yndyrshme më shpejt. Duart kanë papastërti, vaj, të cilat mund të transferohen lehtësisht në flokët tuaj.
Discussion about this post