Stina e dimrit na imponon që të mbajmë temperaturën më të ngrohtë në ambientin e shtëpisë sonë. Metodat me të cilat ngrohim dhomën janë të ndryshme.
E nëse për të ngrohur ambientin përdorni shporetin apo kaminin, ajri thahet edhe më shumë.
Për t’i dhënë paksa lagështi ajrit, në ndihmë vjen kamomili dhe uji.
Vendosni disa qeska kamomili në një tenxhere me ujë dhe vendoseni mbi shporet apo kamin.
Lëreni ashtu të qëndrojë gjatë tërë kohës sa shporeti qëndron i ndezur.
Ju mund të shtoni ujë kohë pas kohe kur uji të shterohet.
Në këtë mënyrë, do të arrini të mbani lagështinë e ajrit në normën e duhur.
Discussion about this post