Ujori është një një shenjë Ajri (mos u gënje nga emri) dhe ka disa cilësi që e bëjnë një ndër shenjat më të veçanta, të çuditshme dhe rebele të horoskopit. Për shembull, Ujori s’bën fare, po fare kompromis me lirinë, është një shenjë super inteligjente, flirtuese, e djallëzuar dhe le të themi që s’i kalon asgjë nën hundë.
Është shumë e thjeshtë ta dallosh një Ujor: E ke gjithnjë në cep, duke menduar për gjërat e veta, ose duke folur me zë të lartë për kauza të ndryshme, duke nisur që nga lufta në Gaza, mbrojtja e planetit e shumë të tjera. Por, mund ta gjesh edhe duke folur për piramidat në Egjipt, ose për alienët.
Të premtojmë se nëse zgjedh të bësh mik/e ose partner/e një Ujor, do të surprizohesh oër mirë.
Shenja e Ujorit mund të përshkruhet me 3 fjalë: e mirë, e keqe, e çuditshme. Karakteristikën e fundit e ka pjesë të pandarë të karakterit, ndërsa për dy të parat, varet nga sjellja jote. Shpeshherë, Ujori bën “efektin pasqyrë”, çka do të thotë se sillet ashtu siç sillet personi tjetër me të.
Nëse ke një koleg Ujor duhet të dish se është një person plot ide, herë brilante e herë të çmendura. Ujori shpërthen nga mendimet e papara dhe revolucionare dhe të themi se mendon me vite dritë larg krahasuar me të tjerët. Por, sado të çmendura të duken idetë e një Ujori, ato sërish funksionojnë. Ujori mendon jashtë kornizave dhe bën kryevepra.
Ujori është një shenjë e vetmuar dhe e paparashikueshme, por nëse gjen një person me të cilin mund të ndihet 100% vetvetja, del nga vetmia dhe e përqafon mendjen, trupin dhe shpirtin e individit fatlum. Por, para kësaj, duhet të dish se për një Ujor, organi më seksi është truri, ndaj bisedat intelektuale, arti, librat dhe muzika janë ato që thyejnë akullin.
Ujori ka edhe një karakteristikë të veçantë: S’e vret mendjen hiç për mendimin e të tjerëve dhe kjo i bën të lirë e të pavarur nga gjykimet. Siç nuk i dëgjon gjykimet, as nuk dëgjon, ndaj duhet ta dish se Ujori dhe thashethemet nuk shkojnë mirë bashkë.
Kjo shenjë Ajri nuk është shumë e ndjeshme dhe nostalgjike. Pak a shumë, është si një lumë, ecën vetëm para, ndaj s’do e gjesh kurrë duke i shkruar ndonjë ish-i, apo duke u penduar për të shkuarën.
Discussion about this post