Një qytet i lashtë egjiptian, dikur pika strategjike e vendit në grykën e Nilit dhe detit Mesdhe, është zbuluar i fundosur nën disa shtresa rëre. Rigjetja e tij është një dëshmi e madhështisë së forcave të natyrës dhe të kaluarës së mistershme të qytetërimeve.
Thonis ka qëndruar për shekuj me radhë në krye te Egjiptit të lashtë, me pamje nga anijet tregtare që vinin drejt tij nga Mesdheu, si një vezhgues graniti i njerit prej porteve më të mëdha në botë asokohe.
Mirëpo, në një kohë jo saktesisht te qarte, ndoshta rreth shekullit të dytë p.e.s., një dridhje sizmike e tokës shkaktoi rënien e tonelatave të tëra gurësh që përfunduan thellë në det.
Një vend i ngjashëm përmendet në legjendat e antikitetit, për të cilit thuhet se u shkel nga heroi mitik Herkuli në hyrje të Afrikës, dhe ku Helena e Spartës kishte shkuar të strehohej nga rrëmbyesi i saj Parisi i Trojës, vend që më pas ishte zhdukur krejtësisht nën shtresa rëre e lumi.
Në fillim të viteve 2000 studiuesit egjiptianë nisën të zbulonin fragmentet e para të gurit të punuar në fundin e detit, dhe më shumë kërkime nxorën tempuj, xhevahirë e thesare të tjera.
Zbulimet e rrënojave të pabesueshme të Thonis-Heracleion janë dëshmi e teknologjisë dhe aftësive të mrekullueshme të kohës së lashtë.
Marrë me shkurtime nga The Guardian
Discussion about this post