Konsumimi i një grushti arrash në mes të ditës është kthyer në një zakon për shumë njerëz. Dhe kjo është një ide e mrekullueshme. Arrat, përveçse janë një snack praktik për t’u ngrënë kudo, janë ushqimet më të rekomanduara në dietat për shkak të virtyteve të tyre të dobishme dhe mbrojtëse të konfirmuara edhe nga shkenca.
Rregulli themelor është të shmangni ekzagjerimin me sasitë: porcioni i rekomanduar ditore është 30-40 gramë që korrespondon afërsisht me 5-6 kokrra.
Por pse janë arrat ushqimi ideal për të humbur peshë?
Ato japin energji dhe humor të mirë
Përveç sasive të larta të acideve yndyrore esenciale, arrat ofrojnë gjithashtu triptofan, një pararendës i aminoacideve jo vetëm të hormonit të humorit të mirë, serotoninës, por edhe të melatoninës, e cila ndikon pozitivisht në gjumin, e çmuar si për t’u ndjerë energjik dhe i çlodhur, ashtu edhe për të qëndruar në formë. Në fakt, gjatë gjumit prodhohen disa hormone që rregullojnë mekanizmat e ngopjes dhe urisë.
Arrat janë të pasura me lipide të mira, të dobishme për funksionimin e sistemit nervor dhe për ekuilibrin emocional. Ato sigurojnë gjithashtu sasi të mira të magnezit, i cili ndihmon për të qëndruar larg stresit dhe antioksidantëve si seleni dhe vitamina E, të çmuara për trurin.
Janë aleate të metabolizmit
Arrat ofrojnë aminoacide thelbësore për proteinat dhe për ndërtimin e masës së dobët. Më pas, ato sigurojnë lipide me një veprim anti-inflamator dhe janë të vlefshme për mbajtjen efikase të metabolizmit. Ato garantojnë gjithashtu fibra prebiotike që nxisin funksionimin e zorrëve, thelbësore për të mbajtur në formë.
Discussion about this post