Florjan Binaj pak më herët ka bërë një status, ku tregon se për pak kohë do të tërhiqet nga disa angazhime që po bën aktualisht. Ai është shprehur se po merret me disa projekte dhe për këtë arsye duhet të tërhiqet.
Sakaq ai ka thënë se pjesën tjetër të kohës po ia dedikon familjes.
“Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen…Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim. Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, përfundon postimi.
Discussion about this post