Çokollata është konsideruar gjithnjë një eliksir lumturie sepse një kafshatë e vetme qetëson çdo shpirt të trazuar.
Njerëzit janë aq të apasionuar pas çokollatës sa nga farat e kakos kanë arritur të krijojnë kryevepra të ndryshme të ëmbëlsisë e cila rrit energjinë, dëshirat dhe gjallëron jetën.
Çokollata prodhohet nga farat e pemës së kakaos të cilat rriten vetëm në Amerikën Qendrore, Afrikë, Indonezi dhe Karaibe.
Ajo ka një ndikim të menjëhershëm në humorin e njerëzve.
Studimet kanë treguar se çokollata është që hahet më shumë gjatë dimrit, kur njerëzit ndihen më të mërzitur.
Zbulohet çokollata e re
Sikur të mos mjaftonin çokollatat e larmishme në treg, shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri të saj.
Bëhet fjalë për një çokollatë që ka ngjyrën rozë e krijuar nga Barry Callebaut AG, prodhuesi më i madh i çokollatës në botë.
Roza është ngjyra e katërt natyrale për çokollatën. Ajo është e para e zbuluar pas 80 vitesh që kur kompania Nestle shpiku çokollatën e bardhë.
Presidenti i kompanisë Barry Callebaut AG, me seli në Zvicër tha se çokollata rozë është tërësisht natyrale dhe pa ngjyrues artificialë.
Sipas Antoine de Saint-Affrique kjo çokollatë e re përbëhet nga kakao, gjalpë kakaoje, qumësht dhe sheqer.
Sekreti i çokollatës ‘Rubi’ është tek përpunimi. Pluhuri i nxjerrë gjatë përpunimit është ai që jep çokollatës ngjyrën rozë.
Antoine de Saint-Affrique thotë se zviceranët kanë arritur të eksperimentojnë për 13 vjet me rradhë pas zbulimit të një lloji të rri kokrrash kakaoje në Bregun e Fildishtë, Ekuador dhe Brazil
Çokollata rozë ka një aromë të mëndafshtë dhe një shije të mprehtë frutash pylli që supozohet të ndezë flakë shqisat e shijes.
Skeptikët hedhin dyshime
Çokollata rozë u prezantua për herë të parë në Shangai në Shtator të vitit të shkuar.
Aktualisht, çokollata po blihet nga kompani të tjera të prodhimit, përpunimit dhe shitjes së çokollatave. Ndaj dalja në treg kërkon kohën e duhur.
Për momentin, përmbajtja e saktë e çokollatës rozë mbahet akoma sekret.
Çokollata e zezë për shembull ka një përmbajtje të lartë kakaoje. Ndërsa çokollata e bardhë përmban shumë pak kakao, ose në disa raste aspak.
Shumë njerëz janë skeptikë për zbulimin e kësaj ëmbëlsire rozë duke qenë se ka një mungesë informacioni mbi burimin autentik të çokollatës.
Ka ekspertë që hedhin dyshime mbi mundësinë e një rrengu të mirëfilltë për arsye publiciteti por sa e vërtetë është kjo, koha do ta tregojë./AgroWeb.org
Discussion about this post