Familja dhe karriera, dy gjëra tepër të rëndësishme por të ndryshme nga njëra-tjetra ku gjithsecila prej tyre do kohën dhe përkushtimin e vet.
Sara Hoxha, trashëgimtarja e dytë në krye të Top Channel, ka folur më tepër rreth jetës së saj private dhe profesionale.
Nisur nga jeta private ajo tregon se nuk është aspak e lodhshme të jesh nënë e 3 fëmijëve, përkundrazi me suportin që merr dhe me sa shumë dashuri e bën atë përkujdesje, çdo gjë për të është më e thjeshtë.
E pyetur pse në asnjë moment nuk e nxjer fytyrën e fëmijëve të saj ajo shprehet: Nuk më duket se është vendi im për ta bërë këtë. Ndoshta një ditë do ta bëj. Është përgjegjësia ime t’i mbroj dhe t’i ruaj nga sa më shumë dëm që të mundem. Një ditë kur të rriten le të vendosin vetë.
E përsa i përket vështirësisë më të madhe që ajo ka në jetë është të mos pasurit mundësi të ndaj sukseset e jetës së saj me babain, Dritan Hoxhën, i cili ka ndërruar jetë kohë më parë.
Discussion about this post