Këngëtari Shpat Kasapi, ka shokuar me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka pranuar se ka dhunuar ish-të dashurën e tij.
Këngëtari ka treguar se ngjarja ka ndodhur shumë vite më parë, gjatë moshës 25 -26 vjeçare, ndërsa shkak sipas tij është bërë xhelozia e tepërt.
“Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën”, tha Shpati.
Ndër të tjera ai tregoi në “Mos i bjer me Top” se atë periudhë ai po kalonte momente të vështira, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi.
“Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë”, u shpreh ai.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Shpati kush janë lajmet më të çuditshme që ke lexuar për veten
Shpati: Janë të shumta, ka pasur lajme “Shpati bën operacion veshët”, “Shpati aksidentohet”, janë të shumta.
Ronaldo: Sepse unë kam parë një titull në Youtube, ti ke qenë i ftuar diku dhe titulli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”
Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.
Ronaldo: Ka qenë një titull fake?
Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.
Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?
Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.
Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.
Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.
Discussion about this post