Modelja Sara Gjordeni, ka bërë një rrëfim befasues, ku ka deklaruar se para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka lënë një marrëdhënie të hapur jashtë me një djalë tjetër.
Gjatë një bisede me Erjola Doçin, Sara ka treguar se ish-partneri saj luan sonte një ndeshje të rëndësishme, dhe ka shprehur dëshirën për të ditur rezultatin, pasi sipas saj ai mund të jetë prekur nga lidhja e Sarës me Bardhin në BBV.
“Më duket se nëse ndodh ndonjë gjë sot prap do e kem unë fajin”, tha ajo.
Ndër të tjera, modelja tregoi se ata nuk ishin ndarë përfundimisht, ndërsa theksoi se para se të njihte Bardhin ka shprehur se kur të dilte të riktheheshin sërish bashkë.
“Ka qenë goxha sakrificë për mua kjo, se deri në momentin që kam njohur Bardhin unë ka shprehur për rikthim kur të dilja. Se të dy e kishim lënë të hapur atë gjë”, tregoi Sara.
Pjesë nga biseda:
Sara: Nuk ka pas humbur ndeshjet e veta, dhe kur ndodhni një gjë e madhe mes nesh, e humbi. Edhe sot ka ndeshjen e parë pas asaj, për të cilën ne kemi folur menduar dhe punuar shumë, dhe unë kur të isha këtu brenda, si do e merrja vesh a do fitonte.
Erjola: Dhe ti je në siklet që do ta dish dhe këtej…
Sara: Jo, por kjo këtu mund ta ketë mërzitur pak dhe nuk ja di gjendjen emocionale. Më duket se nëse ndodh ndonjë gjë sot prap do e kem unë fajin. Besoj që jo, dhe nuk e di sa jam lutur, më ke parë me kryqin në dorë.
Erjola: Po, dhe do të thoja hiqe
Sara: Atë ma ka dhënë për pagëzimin, dhe unë e respektoj si njeri shumë, kohën dhe përkushtimin e tij.
Erjola: Ti e di qe kur dy persona duhen do i ndikosh edhe në punë edhe kudo, se më ka ndodhur edhe mua. Di që kjo të vret, ke dhe ndjesinë për Bardhin dhe je pak lëmsh me ndjesinë. Mund ti shkaktosh diçka.
Sara: Nuk e hedh dot poshtë, se dhe kur jam futur këtu nuk ka qenë një “Jo” definitive, apo ndarje definitive, se po të kishte qenë ashtu do isha idiote që po e përmend tani. Jam si me siklet dhe dua që të fitoj dhe të di rezultatin. Skam fjalë për atë se çfarë çuni është. Kam muaj që e di këtë datën sot.
Erjola: Si do reagoje po të vinte këtu
Sara: Nuk vjen, e di që nuk vjen, nuk është ai tip. Shumë karakter dominant, nuk do e vinte kurrë vetën në një situatë të tillë. Kam nevojë shumë ta dëgjoj fjalën e tij, pro jo ti ngatërroj gjërat. Një ndër gjerat që kam qenë e stepur me Bardhin ka qenë kjo. Mendoj se si ndihet. Nuk është e lehtë për një natyrë si ai.
Erjola: Unë besoj se do i bësh gjërat pa lënduar askënd.
Sara: Unë dua thjesht që ai të dije që nuk e kam humbur respektin. E mbaj shumë lart në mendimet e mija, se nuk është një njeri që e përçmoj dhe e urrej. Nga që e kam aty lart atë dhe familjen e tij…
Erjola: Shpresoj të marrësh edhe një përgjigje.
Sara: Ka qenë goxha sakrificë për mua kjo, se deri në momentin që kam njohur Bardhin unë ka shprehur për rikthim kur të dilja. Se të dy e kishim lënë të hapur atë gjë.
Discussion about this post