Kylie bëri një tjetër ndryshim në pamjen e saj që duket se i ka lënë pa fjalë ndjekësit virtualë dhe jo vetëm! Përmes një fotoje në Instagram, Kylie prezantoi modelin e ri të flokëve pixie duke pozuar para një muri të bardhë teksa një dritë shkëlqente mbi të.
Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi njerëzit vërshuan në komente, duke e krahasuar me të ëmën, Kris Jenner. Komentuesit mendojnë se ka ngjashmëri të madhe mes të dyja, sidomos me modelin e fundit të flokëve të 26-vjeçares. Kylie, përpos ndryshimit, i dërgoi edhe një mesazh të ëmës duke shkruar në foto: “Kris Jenner po dridhet!”
Motra e vogël e klanit Kardashian-Jenner asnjëherë njihet si një prej V.I.P-ave që eksperimenton me modelet e flokëve. Flokët bionde platin, u zëvëndësuan pak kohë më parë me një nuancë blu të akullt, ndërsa muajin e kaluar ajo zgjodhi të shfaqet me flokë rozë në një selfie në Instagram.
Kylie është shprehur në një intervistë për People disa vite më parë, se kjo qasje e ndihmon me vetëbesimin.
“Nëse ndonjëri prej jush po kalon diçka në jetën e vet dhe po kërkon një ndryshim, eksperimentoni me flokët tuaj. Kjo është shumë argëtuese dhe do t’ju bëjë të ndiheni të çliruar. Mua, ndryshimet, më bëjnë të ndihem shumë mirë me veten,” u shpreh Kylie asokohe.
Discussion about this post