Mbreti Charles III ka folur për herë të parë, pas diagnostikimit të tij me kancer. Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij.
Buckingham Palace ka shpërndarë një deklaratë në emrin e tij, i cili ndër të tjera theksonte se “mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh”.
“Siç do ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh. Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë. Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale”, thuhej në deklaratë.
Buckingham Palace më 5 shkurt njoftoi se Charles ishte diagnostikuar me kancer, duke theksuar se Mbreti “mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe mezi pret të kthehet së shpejti në krye të detyrave të tij publike”.
Kujtojmë që ky problem shëndetësor erdhi jo shumë kohë pasi ai iu nënshtrua një procedure për një prostatë të zmadhuar.
Discussion about this post