Toniku është një produkt që zakonisht femrat e konsiderojnë si hap të parëndësishëm gjatë përgatitjes për kujdesin e lëkurës dhe e anashkalojnë gjatë ritualeve të përditshme të bukurisë.
I njohur ndryshe si “përtëritësi i lëkurës”, ai nuk shërben për largimin e makijazhit dhe papastërtive të fytyrës, pasi këtë funksion e kanë xhelat dhe shkumat për pastrim, qumështi dhe ujërat përkatës për pastrimin e fytyrës.
Toniku e lë lëkurën të mbrojtur më mirë nga faktorët e jashtëm, stresti oksidativ dhe radikalet e lira. Shtimi i një toniku në rutinën tuaj të përditshme shpesh mund të jetë çelësi i një pamje rrezatuese, më të freskët.
Toniku për fytyrë është tretje ujore që vendoset në fytyrë për disa arsye:
▪ Për hidratimin e lëkurës, e bën më të butë dhe e pengon tharjen, sidomos gjatë muajve të dimrit (për shkak të tharjes së ajrit nëpër ambiente ku ka kondicioner) dhe muajve të verës ;
▪ Largon qelizat e vdekura që mbesin edhe pas larjes së fytyrës (të cilat mund ta thajnë lëkurën) dhe kthen aciditetin natyror të lëkurës;
▪ Largon mbetjet e qumështit për pastrimin e fytyrës (dhe makijazhit);
▪ Ka efekt antibakteror dhe antiinflamator në lëkurën e prirur për irritime, inflamacione dhe alergji;
▪ Mund të vendoset si bazë para kremit, serumit dhe preparateve tjera për hidratimin e lëkurës.
Si ta vendosni tonikun në fytyrë
Pasi të keni vendosur xhelin (ose shkumën) për larje ose qumështin për pastrimin e lëkurës dhe makijazhit, tonikun e nxirrni me anë të spërkatësit, e hidhni në fytyrë dhe e lini të thahet pa e fërkuar ose fshirë.
Discussion about this post