Doni të bëni një selfie? Në Berlin, aty ku privatësia dhe jeta cilësohen si të shenjta, mos u çudisni që përgjigjja të jetë “jo”.
Me sa duket, gjermanët e vlerësojnë privatësinë në një shkallë absolute. Sipas një studimi të vitit 2017 nga University of Hohenheim mbi qëndrimet, sjelljet dhe perceptimet e privatësisë, qytetarët gjermanë janë ata që zbulojnë shumë rrallë detaje mbi jetën private. Sidomos, kur bëhet fjalë për shpërndarjen e fotove në rrjetet sociale, si për shembull një selfie në Instagram, studiuesit zbuluan se “vetëm disa gjermanë” e panë “të dobishme” për ta bërë këtë. Përqindja më e lartë u konstatua në mesin e pjesëmarrësve më të rinj në moshë (7%), theksoi ky raport.
“Gjermania është një nga ato vende ku shqetësimet e privatësisë janë dukshëm më të theksuara,” u shpreh Philipp Masur, bashkëautor i raportit .Në Berlin, selfiet shpesh shihen si kënaqësi ndaj vetvetes dhe është më pak e zakonshme të shohësh njerëz që pozojnë me telefonat e tyre në publik dhe mjedise të hapura.
Studiuesit e lidhin këtë qasje me periudhën e rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, ku kontrolli shtetëror dhe mbikëqyrja kanë qenë standard thuajse për çdo familje gjermane, deri te mosbesimi i kësaj shoqërie europiane për përdorimin e fotove pas hedhjes në platformat online, fakti që si ato të dhëna mund të përdoren ën të ardhmen.
Shumë qytetarë në Berlin, mendojnë se kultura “jo-selfie” lidhen njëherësh edhe me dëshirën e kësaj popullsie për të ruajtur sekretin e të dhënave në internet, pavarësisht dëshirës apo nevojës për argëtim.
Pavarësisht se Berlini është një nga vendet më me kulturë europiane, por edhe me rregulla strikte për funksionimit e shoqërisë dhe sjelljes në ambiente publike, vendimi për të mos i pranuar me kënaqësi selfiet është një dëshirë e njerëzve për t’u çliruar nga presioni virtual dhe nevojë për privatësi.
Nuk e dimë si rezistojnë pa bërë selfie dhe pa i hedhur në rrjetet sociale? Me siguri që e kanë një formulë magjike, si gjermanë që janë, përtej rregullave dhe nevojave të tyre!
Discussion about this post