Shakira është gati për të publikuar albumin e saj të 12-të, i pari në shtatë vjet. Sipas një njoftimi për shtyp, albumi titullohet Las Mujeres Ya No Lloran (Femrat nuk qajnë më) dhe cilësohet si një testament për “rezistencën dhe forcën e Shakira-s dhe fuqinë e muzikës për të transformuar edhe përvojat më të vështira në momente të çmuara”.
“Bërja e këtij albumi ka qenë një proces alkimik. Gjatë shkrimit të çdo kënge po rindërtoja veten. Ndërsa i këndoja, lotët e mi u shndërruan në diamante dhe dobësia ime në forcë”, tha këngëtarja në një deklaratë, teksa është zbuluar se data që ka zgjedhur për ta publikuar është 22 mars.
Kujtojmë që në shtator, Shakira u nderua me çmimin e lakmuar të MTV Video Music Awards, i cili njeh arritjen e jetës së një artisti.
Discussion about this post