Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës.
Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virozave, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes.
Kjo e fundit duhet të jetë e ekulibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh.
Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut.
Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C.
Trupi nuk e prodhon dot këtë vitamin e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e virozave, gripit dhe të ftohurës.
Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët, portokallet dhe mandarinat.
Shqipëria ka një traditë të fortë në prodhimin e tyre, e megjithatë eksportet e këtyre agrumeve, veçanërisht mandarinave janë rritur ndjeshëm,
Që nga viti 2013 e deri në vitiin 2018, eksportet e agrumeve janë rritur me 47 përqind.
Cilat Janë Agrumet Më Të Mira Për Shëndetin.
Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave.
Vlerat e Mandarinave Për Shëndetin
Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:
- 53 kalori,
- 13.3 gramë karbohidrate,
- 1.8 gramë fibër,
- 0.8 gramë proteinë,
- 0.3 gramë yndyrna,
- 14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,
- 44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,
- 4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit
- 5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Vlerat e Portokalleve Për Shëndetin
Në të njëjtën sasi portokallesh, pra 100 gramë, njeriu merr këto përfitime:
- 47 kalori
- 11.7 gramë karbohidrate,
- 2.4 gramë fibër,
- 0.9 gramë protein,
- 0.1 gramë yndyrna,
- 4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,
- 89 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,
- 8 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit
- 5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Nga krahasimet e të dhënave të mësipërme rezulton se portokallet ofrojnë dyfishin e vitaminës C të mandarinave por përmbajnë më pak vitaminë A.
Rrjedhimisht ato janë më të mira kundër virozave.
Mandarinat janë më të pasura me vitaminën A.
Ekspertët e AgroWeb.org, sqarojnë se portokallet në veçanti janë të dobishme jo vetëm për vitaminën C por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e ulçerës në stomak.
Të dyja frutat duhet të jenë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm./AgroWeb.org
Discussion about this post