Mjekët janë të mendimit se shumica e simptomave të të ftohurës janë si rezultat i reagimit të fortë të trupit ndaj viruseve.
E ftohura nis kur virusi arrin tek hunda e njeriut dhe lidhet me një qelizë të vetme.
Virusi e merr peng qelizën që të infektojë shumë të tjera.
Ndërkohë mesazhi i mbërritjes së një virusi të huaj angazhon një sërë proteinash, rruazash të bardha, enë gjaku dhe vetë trurin për të luftuar virusin pushtues.
Në këto ditë, organizmi ka nevojë për ushqime dhe pije të shëndetshme ndërkohë që disa produkte duhen shmangur medoemos.
I tillë është rasti i qumështit.
A Duhet Shmangur Qumështi Kur Jeni të Ftohur?
Shumë njerëz besojnë se qumështi i ngrohtë bën mirë kur jeni të ftohur.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, pirja e qumështit trash secrecionet ekzistuese dhe irriton fytin.
Përpos qumështit, disa ekspertë nuk e rekomandojnë konsumin e akullores dhe produkteve të tjera të bulmetit.
Ata shpjegojnë se produkte të tilla irritojnë stomakun.
Gjithsesi, nëse doni patjetër ta konsumoni, pijeni në temperaturë ambjenti.
Bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet e tepërta mund të kurohen në mënyra të ndryshme.
Banja me avull, gargara me ujë të kripur dhe lëngjet e ngrohta ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve.
Discussion about this post