Ndryshimi i qëndrimeve brenda shtëpisë së Big Brother, është i zakonshëm. Pohimi i një gjëje sot, nuk është e thënë të ndodh edhe nesër. Këtë herë ka ndodhur me Meritonin. Ndërsa përpiqej të bindte Sarën dhe Bardhin që t’i kapërcejnë zënkat e marrëdhënies së tyre, ai ka folur edhe për të birin duke e pranuar se nuk e takon, ndryshe nga s aka thënë ca kohë më parë që e rrinte me të vazhdimisht.
Meritoni: Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë.
Discussion about this post