Buzëkuqi më i lashtë është 4 mijë vjeçar dhe është gjetur në Iran. Ka ngjyrë të kuqe të errët dhe përbërja kimike është shumë e ngjashme me atë të përdorur edhe sot.
Edhe në paraqitja, kapaku është mjaft i ngjashëm me buzëkuqët modernë dhe brendësia në formë cilindrike. Nga analizat e kryera, rezulton te jetë prodhuar me mineralin klorite, hematite, manganite dhe braunite, të përziera me dyllëra e me vajra vegjetale. Datimi me radiokarbon ka vërtetuar edhe epokën e prodhimit, rreth 1900 vjet p.e.s, dhe konfirmon rezultate të tjera të mëhershme, për artizanët e Iranit të lashtë, të cilët 4-5 mijë vite më parë kishin njohuri mjaft të përparuara mbi përbërjet minerale, natyrale dhe sintetike.
Gjithashtu me këto përzierje kimike prodhonin edhe kohl, laps i zi për grimin e syve, por edhe kremra ngjyrues e të tjera produkte kozmetike. Zbulimi është tregues shumë i qartë i përparimit të civilizimit rreth 4000 vjet më parë, por edhe i kostumeve e kulturës që në kohë të hershme. Grimi femëror, ishte një manifestim mjaft i rëndësishëm i roleve dhe konteksteve sociale, formale apo ceremonial, por tregues edhe i një statusi social elitar të shoqërisë së atëhershme.
Discussion about this post