Në periudhën kur më shpesh gatuajmë bishtaja nuk duhet të harrojmë gjethet e dafinës
Fletët e dafinës përveç se në ushqime kanë forcë të pabesueshme shëruese e cila do t’ju shpëtojë nga ftohja. Në periudhën kur më shpesh gatuajmë bishtaja nuk duhet të harrojmë gjethet e dafinës.
Dafina është përdorur që nga kohët e lashta edhe si ilaç për shkak të ndikimit të saj antiseptik dhe kundërinflamator. Është e pasur me vitamina të grupit B, të cilat ndikojnë pozitivisht në metabolizëm dhe në statusin hormonal.
Dafina përmban edhe minerale të shumta si kalium, bakër, kalcium, selen, hekur, magnez dhe zink. Në periudhat kur na pushtojnë virozat, fletët e dafinës do t’ju ndihmojnë shumë. Tri fletë të grira imët, vendosini në 2,5 decilitra ujë dhe zieni dhjetë minuta. Mbajeni edhe dhjetë minuta të mbuluar me kapak dhe kullojeni. Shtoni një lugë supe lëng limoni dhe dy lugë mjaltë. Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.
Dafinën mund ta përdorni për shpëlarjen e flokut. Zieni disa gjethe dafine në një tenxhere me ujë për jo më shumë se 20 minuta. Kur gjethet të kenë çliruar aromën e plotë, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe prisni sa të ftohet. Ky lëng përdoret për shpëlarje dhe masazh të flokut nga rrënja tek majat. Lëngu i dafinës funksionon edhe për pastrimin e skalpit nga infeksionet e ndryshme mykotike ose bakteriale, por edhe kundër zbokthit dhe psoriazës. Nëse e përdorni çdo ditë, lëngu i dafinës do të eliminojë zbokthin një herë e mirë.
Discussion about this post