Modelja Rike Roçi, konkurrentja e “Big Brother VIP Albania 3” ka ndarë një pjesë të errët të jetës së saj, gjatë një bisede që ka bërë me Julian Dedën brenda në shtëpi.
Sot teksa shihet të jetë një vajzë e emancipuar, Rikja ka treguar se i është dashur të kalojë shumë vështirësi asaj dhe familjes për të emigruar në Itali.
Për shumë kohë ka rrëfyer modelja, familjes së saj i është dashur të jetojnë të ndarë për shkak të emigrimit. Ajo e vendosur në Itali ndërsa nëna dhe motra në Shqipëri.
Ndërsa babai i saj është rikthyer në Shqipëri pasi ishte shumë i sëmurë, ku ndërroi jetë në moshën 52- vjeçare. Problemi tjetër shëndetësor që nëna e modeles ka përjetuar si pasojë e një aksidenti, e cila ka qëndruar në koma për 6 muaj e ka bërë Roçin ta përjetojë keq.
“Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë me gomone por babin e kishte kthyer mbrapsht se ai punon në të zezë. Pas disa vitesh kam parë babin.
Babin më ka vdekur 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa tu shkollonim dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë.
Atëherë u mbyteshin me gomone, ne te gomonia që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Unë kam parë
Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë Rama me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë.” u shpreh Rike.
Discussion about this post