Franca është bërë shteti i parë në botë që e ka vendosur të drejtën e abortit në Kushtetutën e saj, raporton “BBC”.
Deputetët francezë votuan të hënën pro ndryshimeve kushtetuese, për ta mbrojtur “lirinë e garantuar” të grave për të abortuar.
Është amandamentimi i 25-të i Kushtetutës së Francës të vitit 1958 dhe i pari që nga viti 2008.
Sondazhet treguan se 85 për qind e publikut mbështetën reformën.
Kryeministri i Francës, Gabriel Attal, i ka thënë Parlamentit, para votimit, se e drejta për abort mbetet “në rrezik” dhe “në mëshirën e vendimmarrësve”.
“Unë po u them grave, brenda kufijve tanë dhe më gjerë: po fillon epoka e një bote shprese”, tha ai në një kongres të rrallë parlamentar në Versajë.Ndërkohë presidenti i Francës, Emmanuel Macron është akuzuar se po e përdor Kushtetutën për përfitime elektorale.
Kritikët thonë se Macron po përdor këtë për ta rritur përkrahjen
Discussion about this post