Princ Leka ka shkuar për të takuar vajzën në shtëpinë e tij ku aktualisht thuhet se po qëndron Elia me vajzën. Gjatë një takimi thuhet se debati ka agravuar deri në dhunë fizike. I pranishëm ka qenë edhe babai i Elias dhe Princ Leka pretendon se është dhunuar. Të dy, si Elia dhe Leka, pas këtij episodi kanë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit.
Elia dhe Leka janë në proces divorci. Lajm që të dy e kanë konfirmuar. Kurse Leka ka nisur një romancë me fotografen e Pallatit Mbretëror.
Discussion about this post