Ylli i famshëm kolumbian, Maluma, ka konfirmuar se është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij, Susana Gomez, kanë mirëpritur një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin, Paris Londono Gomez.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
“Më 9 mars në ora 8:23. Lindi dashuria e jetës sonë Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet”, nis postimi.
“Susana.. Dashuria: Faleminderit që përmbushe ëndrrën time më të madhe për të qenë baba, nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ju dua”, thotë tutje artisti në shkrim.
Partnerja e 30 vjeçarit ka lindur në Cinica El Rosario në Medellin, e cila është private dhe një nga më të famshmet dhe ekskluzivet në qytetin e origjinës së ‘Pretty Boy’.
Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2020, njoftoi shtatzëninë e tyre në videoklipin e Malumas për këngën e tij “Procura” në tetor 2023.
Maluma dhe Gomez janë të dy nga Medellin, Kolumbi.
Discussion about this post