Këngëtarja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale, pasi ka njoftuar se po përballet me një sëmundje tjetër të rëndë. Ky lajm jo i mirë për të vjen pas fitores që ajo pati dy herë me tumorin.
Përmes një statusi ajo ka bërë të ditur se po përballet me një sëmundje të re dhe se i duhet të heq dorë momentalisht nga çdo angazhim për të kryer një operacion.
Artistja shqiptare në shkrim ka përmendur edhe disa raste kur njerëzit e kanë tradhtuar dhe nuk ia kanë dëshiruar të mirën, por pavarësisht kësaj ka shprehur dashuri dhe të mira për të gjithë.
Discussion about this post