Dushi i shpeshtë apo mos ndërrimi i peshqirwve për një kohë të gjatë mund të sjellin shqetësime të ndryshme për shëndetin tuaj. Për t’i shmangur ato AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me disa këshilla të vlefshme.
Bëni dush shumë shpesh
Nëse bëni çdo ditë dush edhe nëse në të vërtetë nuk keni nëvojë për një të tillë, ju mund të jeni duke dëmtuar lëkurën tuaj. Larja largon vajin dhe bakteret e shëndetshme nga lëkura juaj, kjo mund të shkaktojë lëkurë të thatë, kruarje dhe të lejojë që bakteret e këqija të hyjnë përmes lëkurës së plasaritur. Kur e ekspozoni trupin tuaj ndaj papastërtive dhe baktereve normale, ju në fakt e ndihmoni atë në forcimin e sistemit imunitar.
Përdorni sapunin e gabuar
Sapunët e ashpër mund të vrasin shumë baktere, duke përfshirë edhe ato të mirat. Duke e lënë lëkurën tuaj më të ekspozuar ndaj bakereve të dëmshme që janë rezistente. Prandaj përdorni sapunë të butë me vajra të shtuar, pastrues të butë ose shampo dushi me hidratues të shtuar. Nëse keni ekzemë ose lëkurë të ndjeshme, sapunët me aroma mund të irritojnë më tepër lëkurën tuaj. Në vend të tyre përdorni sapunë pa aromë.
Nuk i lani shpesh peshqirët
Peshqirët e lagësht janë një terren perfekt për rritjen e baktereve, mykut dhe viruseve. Një peshqir i ndotur mund të shkaktojë mykun e thonjve, kruajtjen e këmbëve dhe lytha. Për të shmangur këtë, ndërroni ose lani peshqirin tuaj të paktën një herë në javë dhe sigurohuni që të thahet pas çdo përdorimi.
Mos pastrimi i sfungjerëve të dushit
Sfungjerët janë të shkëlqyer por janë edhe vendi i përsosur që mikrobet zgjedhin për t’u fshehur. Ju duhet ta pastroni atë çdo javë dhe pas çdo përdorimi ta lini në një vend të përshtatshëm ku ai mund të thahet me lehtësi. Dhe mos harroni ta zëvendësoni me një të ri çdo 1-3 muaj.
Bëni dush me ujë të nxehtë
Një dush i gjatë dhe i nxehtë edhe pse mund t’ju kënaqë pa masë, sidomos në muajt e ftohtë, mund të largojë yndyrat natyrale të lëkurës tuaj duke e lënë lëkurën e thatë. Mbroni lëkurën tuaj duke përdorur ujë të vakët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni një sëmundje të lëkurës si ekzema ose psoriasa.
I lani flokët shumë shpesh
Nëse nuk keni skalp shumë të yndyrshëm, ndoshta nuk keni nevojë t’i lani flokët çdo ditë. Nëse keni flokë kaçurrelë, të trashë ose të lyer, lajini flokët më rrallë në që të mos thahen shumë.
Nuk e pastroni kokën e dushit
Koka juaj e dushit është shtëpiq ideale për bakteret, të cilave u pëlqen të rriten në vrimat e vogla, të lagura dhe të errëta. Kur uji rrjedh, bakteret mund të hyjnë në ajrin që thithni.
Nuk e hidratoni lëkurën pas dushit
Kremi hidratues funksionon duke bllokuar lagështinë në lëkurën tuaj. Koha më e mirë për ta përdorur është menjëherë pasi të jeni larë. Aplikojeni krem hidratues brenda pak minutash psi jeni tharë mirë me peshqir. /AgroWeb.org
Discussion about this post