Modelja e famshme Emily Ratajkoëski ka reklamuar dje në Instagram dy “unazat e saj të divorcit” me diamant nga Alison Lou.
Duket se ajo i ka shkëputur diamantet nga unaza e saj e fejesës me dy gurë nga ish-bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, dhe i kishte ripërpunuar në copa të reja.
Diamanti katror kishte dy diamante të tjerë të derdhur me të.
Ratajkoëski ka qenë e hapur për të vazhduar jetën e saj pas divorcit. Në nëntor 2022, ajo foli për Harper’s Bazaar për ndjenjat e saj fillestare pas ndarjes. “Mund t’ju them se nuk kam qenë kurrë beqare më parë,” tha ajo. “I ndjej të gjitha emocionet. Ndjej zemërim, trishtim. Ndjej eksitim. Ndjej gëzim. Ndjej mendjelehtësi. Çdo ditë është e ndryshme. E vetmja gjë e mirë që di është se po i ndjej të gjitha ato gjëra, gjë që është mirë sepse më bën të besoj se do të jem mirë.”
Ajo gjithashtu tregoi në atë kohë se kishte filluar përsëri të takohej me meshkuj të tjerë. “Kam shkuar në takime, por më jepni kohë,” tha ajo me shaka.
Në maj 2023, ajo foli më tej për HommeGirls për periudhën e saj të vazhdueshme beqare. “Unë jam krenare për veten [për këtë epokë të re],” tha ajo. “Nëse do të isha më e re do e kisha zgjidhur këtë çështje thjesht me një djalë “mesatar”, sa për të patur një të dashur. Por më vjen mirë që nuk jam më në atë periudhë të jetës time”.
Ajo shtoi se deri atëherë kishte përdorur aplikacione takimesh, por jo shumë.
“Unë kam shkuar vetëm në një takim nga një aplikacion, por ishte me dikë me të cilin kisha edhe miq të përbashkët,” tha Ratajkoëski. “Unë jam vërtet e hapur për të takuar njerëz në çdo mënyrë! Por unë mendoj se marrëdhëniet e ndërsjella janë gjithmonë një mënyrë e mirë për të verifikuar njerëzit.”
Discussion about this post