Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjasë edhe për dy ditët në vijim, po kthehet në problem shqetësues.
Vitet e fundit, për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike në vlerat e temperaturës dhe lagështisë, këto ngjarje të episodeve të lëvizjes transkontinentale të pluhurit mund të regjistrohen gjatë gjithë vitit dhe të bëhen më intensive. Në fenomenet e mëparshme të ngjashme natyrore të pesë viteve të fundit, sasia e aerosolit që vinte nga rajonet e Saharasë Perëndimore dhe Veriore u zbulua se përmbante 182 milionë tonë pluhur, pra një sasi shumë e madhe e aftë për të mbushur 689,290 kamionë, ndërkohë që shënon rritjen e vizitave në urgjencë për shkak të simptomave akute të frymëmarrjes.
Në këtë pluhur u gjetën përbërje të metaleve të rënda si zinku, plumbi, kromi, arseniku dhe nikeli.
Ekspertët thonë se duke qenë se grimcat e pluhurit përshkojnë një rrugë të gjatë, ato marrin pas vetes edhe mikrobe të cilat bëhen kërcënuese për jetën e njeriut.
Ajo që këshillohet në këto raste është shmangia e ambienteve të jashtme sa të jetë e mundur, shmangia e aktivitetit fizik në natyrë në këto raste, mbyllja e dritareve dhe mos të konsumohen ushqime të pa pastruara të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.
Discussion about this post