Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është nevoja t’i fshini me bluzë.
Grimcat e vogla të pluhurit që mund të gjenden në to, dëmtojnë edhe lentet edhe ekranin.
Mbani në ccantë një copë mikrofibre, sa herë keni nevojë të pastroni syzet, ose lajini ato me ujë të rrjedhshëm dhe shkumë sapuni, pastaj thajni me një copë të thatë pambuku. Në rastin e celularit, përdorni letrat e posaccme me solucion që shërbejnë edhe për syzet.
Mund të përdorni gjithashtu solucionin për pastrimin e xhamave të shtëpisë.
Mundohuni t’i pastroni, sidomos syzet, nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve.
Okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve.
Discussion about this post