Egla Ceno është padyshim një nga personazhet më të spikatura në këtë “Big Brother”. Aktorja, e cila shpesh etiketohet si antagoniste në këtë edicion, ia ka dalë që të jetë ndër banoret pretendente të këtij edicioni.
Por, teksa brenda ajo ka ndërtuar lojën e saj, jashtë gjërat duket se janë komplikuar disi. Rezulton se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit. Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka luajtur në BBV, drejtori i Teatrit “Skampa” vijon ta paguajë atë si aktore.
Ka qenë ky lajmi që prej disa javësh, ka qarkulluar në media, pa pasur mundësi të verifikohet se Egla vijonte të paguhej, ndonëse nuk ishte ngjitur në skenë prej muajsh, që para se të bëhej pjesë e “Big Brother”.
Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe drejtori i Teatrit “Skampa”. I ftuar në “Big Brother Fun Club”, ai ka sqaruar detaje rreth kontratës së aktores. Në fjalën e tij, drejtori u shpreh se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, ku për shkak të viteve të punës, ka pasur një leje edhe më të zgjatur. Nga ana tjetër, që prej datës 1 mars, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e saj të punës.
Megjithatë, të ftuarit në panel kanë bërë me dije se leja me ligj është deri në 28 ditë dhe nuk mund të mbivendosen lejet e tjera vjetore, të cilat skadojnë në fund të marsit. Ka qenë pikërisht ky fakt që nuk është sqaruar nga drejtori, duke lënë gjithçka evasive. Megjithatë, gjithçka që ka thënë është fakti se Egla që nga data 2 mars nuk është më pjesë e Teatrit “Skampa”.
Discussion about this post