Sot thuajse në të gjithë botën festohet 1 Prilli Dita e Gënjeshtrave. Festimi i saj ndryshon shumë midis kulturave, por në fund kanë një të përbashkët: të bësh shaka. Humori varion nga ai më i thjeshti deri tek mashtrimet dhe gënjeshtrat më të ekzagjeruara.
Një nga historitë më të besueshme është ajo e fund shekullit 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi zbatimin e kalendarit gregorian.
Sipas kalendarit Gregorian 1 janari u bë fillimi i vitit duke zëvendësuar praktikën e fillimit të vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.
Ndërsa një teori tjetër tregon për festat e lashta si Hilaria, e kremtuar në Romë në fund të marsit ku njerëzit maskoheshin dhe tallnin bashkëqytetarët dhe gjyqtarët.
Pavarësisht çdo miti, Dita e Gënjeshtrave na inkurajon të qeshim së bashku, duke na kujtuar që të mos i marrim gjërat shumë seriozisht.
Discussion about this post