Egla Ceno përjashtohet nga Big Brother VIP 3.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Vëllai i Madh përmes një zarfi të zi të dërguar ditën e djeshme, pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.
“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim km kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.
Egla u bë pjesë e rrugëtimit prej fillimit të spektaklit dhe është përfshirë në qindra situata me debate, ofendime dhe shumë prej tyre kanë shkuar edhe në prekje fizike.
Gjithashtu banorët u informuan se përveç Eglës një vendim i dytë do merret të martën edhe për Ilnisa Agollin dhe Meritonin.
Discussion about this post