Heidi Baci banorja e Big Brother VIP ka rrëfyer në një diskutim me banorët, pasojat e eksperiencës së saj në “Grande Fratello”. Ajo është shprehur se e ka pasur shumë të vështirë kur doli jashtë atij formati sidomos për faktin që ishte e njohur nga të gjithë.
“Kur hyn aty, ti nuk e di çfarë mund të ndodhë, je me ata personat aty dhe je në rregull. Kur dola, mua më shkaktoi ankth. Mua m’u bë e kundërta. Prisja që të kalonin ditët që të isha prapë e qetë. Mua m’u bë totalisht e kundërta. Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që del në rrugë dhe të njohin mua ma hiqte turin,” -ka rrëfyer Heidi.
Më pas, ajo tha se mësohesh me këtë gjë dhe e shfrytëzon, prandaj u bë edhe pjesë e BBVIP.
Discussion about this post