Opinionistja Ori Nebijaj zbuloi për herë të parë se ka një partner.
Ajo tha se prej dy vitesh tashmë ka një marrëdhënie të konsoliduar.
Hermetike për jetën e saj private, ajo e zbuloi lidhjen e saj teksa i doli në mbrojtje Heidit gjatë diskutimit për takimin me prindërit e Romeos.
Sipas Orit, Heidi ka të drejtë të ndihet në siklet dhe tregoi më pas edhe raportin e saj me partnerin. Ajo tha që është shumë normale të ndihesh në siklet kur takon prindërit e partnerit, sepse ajo sapo është njohur me Romeon dhe, për më tepër, në një vend të izoluar.
Ajo e krahasoi me veten, kur tha se, edhe pse ka dy vjet me partnerin e saj, sërish ka siklet kur vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij.
“Kam dy vite me të, por sa here vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, tha ajo.
Discussion about this post