Sipas një studimi një grua shpenzon mesatarisht 244,000 dollarë për produkte bukurie gjatë jetës. Pra me shumë mundësi një pjesë e mirë e pasurisë suaj shkon për kremra që mbulojnë rrathët e syve, parfumë, shishe të shtrenjta shamposh apo veshje.
Mitet rreth bukurisë na kanë shoqëruar çdo ditë të jetës dhe ne përpiqemi t’u përshtatemi sa më shumë, por sa të vërteta janë ato që kemi besuar deri tani?
1. E zeza të bën të dukesh më e dobët
Në fakt është e kundërta. Ju bën të dukeni më të mëdhenj në trup nga ç’jeni në të vërtetë. Gjithashtu tërhiqni vëmendje duke i bërë të mendojnë se po përpiqeni të fshihni diçka, duke qenë se e zeza është në fakt ngjyrë e hapur. Iluzioni optik nuk ju ndihmon fare në dritë, prandaj veshjet njëngjyrëshe do ishte mirë nëse filloni t’i reduktoni.
2. Kremi SPF me faktor mbrojtës më të lartë ju ndihmon më shumë
Vetëm sepse në kremin e diellit shkruhet SPF 30 s’do të thotë që mbrojtja do të zgjasë 10 orë. Në fakt nuk kanë rëndësi fare faktorët mbrojtës, ajo që duhet të bëni është ta riaplikoni çdo dy orë.
3. Mos i prekni aknet
Keni dëgjuar që nëse merreni me akne do t’ju dalin të reja. Në fakt, duhet të dini që nëse i ngacmoni me masë, mund t’i sillni përfitime lëkurës, por duhet të dini cilat të shtrydhni dhe kur.
Përdorni gjithmonë një garzë të sterilizuar pas procesit, për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm.
4. Larja e përditshme e flokëve është e dëmshme
Në fakt ka vetëm përfitime dhe është proces i shëndetshëm. Gjithçka varet nga lloji i flokut dhe aktiviteti ditor që keni. Ajo çfarë kërkon vëmendje është shampoja dhe përbërësit e saj.
5. Mund t’i hiqni rrathët e zinj
Fatkeqësisht nuk mund të bëhet shumë për të parandaluar pigmentimin poshtë syve. Të duhen orë të plota gjumi dhe një jetesë e shëndetshme për t’i reduktuar, por kjo duhet të bëhet në mënyrë sistematike
Discussion about this post