Në Paris, biçikleta ia kaloi makinës si mjet transporti në qendër të qytetit.
”Dhjetë vjet më parë, kush mund të kishte parashikuar që biçikleta do të kapërcejë makinën? Por, tani është realitet”, sipas një studimi të kryer nga Institut Paris Région (IPR).
Sipas IPR parizianët përdorin më shumë biçikletën (11,2% e totalit të qytetarëve) për të ashtuquajturat udhëtime “intra muros” (midis mureve të qytetit të vjetër), ndërsa makina ka rënë në 4%.
Në kryeqytetin francez të binjakëzuar me Romën, ecja mbetet në vend të parë (53,5%), e ndjekur nga transporti publik.
Jashtë mureve të kryeqytetit transporti publik bëhet mjeti i parë mes periferisë dhe qendrës (66% në unazën e parë, 77% në të dytën). Përdorimi i makinës është thelbësor, veçanërisht, për udhëtimet midis dy unazave (49%).
”Përdorimi i makinës rritet me rritjen e distancës nga qendra e Parisit dhe zvogëlimin e përdorimit të transportit publik”, nënvizon IRP.
Një vend me një centralizim shumë të theksuar, Franca përqendron pothuajse 20% të popullsisë së përgjithshme në Paris dhe rajonin Ile-de-France, duke e bërë atë një nga metropolet më të dendura në botë.
Discussion about this post