Ndarja e artistes së mirënjohur shqiptare, Alma Bektashi nga bashkëshorti Sokol Stafa në 2021, ishte një nga lajmet më të bujshme asokohe.
E ftuar së fundmi në E Diell, Alma ka folur për ndarjen.
Këngëtarja tha se ndjehet shumë e lumtur që tani është ‘single’ dhe e fokusuar te fëmijët.
“Njerëzit çdo ditë divorcohen, bashkohen, lidhen me dikë tjetër, është një proces që ndodh, nuk jam as e para dhe as e fundit, jeta vazhdon. Si ndihem tani si beqare? Shumë e lumtur! Për momentin jam pas fëmijëve, ta nxjerr dhe djalin se është 17 vjeç dhe pastaj…. Zakonisht në mëngjes jam ajo mami që zgjoj fëmijët, vajza shkon në punë, djali në shkollë, pastaj shkoj në fakultet dhe jap mësim, pastaj punët e tjera në shtëpi, si të gjitha gratë.
Tani ata janë rritur dhe nuk e kam këtë problem më…a është e vështirë… natyrisht që kur je vetë nënë, babë, grua, burrë në shtëpi nuk është njësoj por që jam shumë e lumtur që Anisa dhe Oresti janë absolutisht përkrahja më e madhe e imja, në çdo moment dhe kjo ma lehtëson shumë më shumë.”
Discussion about this post