Ndërsa ka shumë ngjyra që po fitojnë popullaritet në vitin 2024; burgundy, gri, e verdhë gjalpi etj., jeshilja është nga ngjyrat e fundit për t’u marrë në konsideratë.
Konkretisht, sezoni i ri do të dominohet nga nuancat e gjelbra në familjen e ullirit, si ato që gjeni në një martini, duke filluar nga ajo që njihet si ‘castelvetrano’ e ndritshme deri te ‘manzanilla’ e thellë.
Tashmë ka shumë nuanca si këto në treg, por ngjyra ishte veçanërisht dominuese në pasarelat e vjeshtës 2024, ndaj presim ta shohim edhe më shumë gjatë gjithë vitit.
Koleksionet e markave “Bottega Veneta”, “Burberry”, “Gucci”, “Saint Laurent”, “Chloé”, shfaqën ngjyrën e ullirit nga koka te këmbët, edhe në aksesorë, duke përfshirë disa nga këpucët dhe çantat që priten të marrin hov sidomos këtë vjeshtë.
Drejtori kreativ i “Gucci”, Sabato de Sarno, i prezantoi nuancat e jeshiles së ullirit në koleksionin vjeshtë – dimër ‘24 në Milano, duke përfshirë kombinimet me një nuancë më të errët, me çantë në ngjyrë më të ndritshme.
Në “Saint Laurent”, Anthony Vaccarello luajti me elementë të pastër gjatë gjithë koleksionit. Fundi me ngjyrë ulliri është tashmë një nga pjesët më të kërkuara për të pasur në gardërobën e vjeshtës 2024.
Maximilian Davis vazhdon të jetë një nga dizajnerët më kreativë në “Ferragamo”. Këtë sezon, ai u përqendrua në jeshilen e ullirit – e veshur nga koka te këmbët në pothuajse gjysmën e pamjeve të koleksionit.
Në “Fendi”, pamë nuanca më të lehta dhe më të shndritshme të jeshiles së ullirit. Disa nga nuancat e tjera më të errëta janë veçanërisht për vjeshtën.
Discussion about this post