Anaid Kaloti ish-fitues i edicionit të gjatë të Big Brother, siç duket po e zgjeron karrierën e tij edhe në fusha të tjera, si ajo e aktrimit.
Përmes një instastory, Anaidi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një foto nga sheshxhirimet për një prodhim, që do të vij së shpejti për publikun, duke etiketuar në këtë postim edhe aktorin e mirënjohur shqiptar Arben Derhemin.
Së fundmi kujtojmë se Derhemi ka konfirmuar tashmë se ka filluar puna për bërjen realitet të “Njerëz dhe Fate 2”, por nëse edhe Anaidi e ka fjalën për të njëjtin serial, kjo mbetet të konfirmohet nga vet ai në vijim.
Discussion about this post