Nëse këtë javë po ndihesh pak më emocional/e se zakonisht, fajëso Hënën e plotë në Akrep a.k.a Hëna rozë!
Më 23 prill, qielli do të ndriçohet nga një vel vezullues, i cili do të sjellë një dallgë energjie dhe ndikimi, që do të sjellë ndryshime të reja.
Kuptimi i Hënës së plotë
Si ta shfrytëzosh këtë ditë të fuqishme?
Së pari, bëj një listë me gjërat, të cilat do ti apo s’do, të mbajnë në të shkuarën. Tregohu i/e sinqertë me veten, pasi të gjithë kemi pesha që duam t’i heqim nga supet. Mendo se si do të jetë jeta jote dhe mos ki limitë në imagjinatën tënde. Lidhu me veten dhe rikujto se sa fuqi ke për ta ndryshuar vetë jetën dhe fatin tënd.
Përdor teknika të ndryshme manifestimi, si shkrimi në një bllok, apo edhe t’i flasësh vetes para pasqyrës. Një tjetër metodë është edhe vizualizimi. Ulu në një vend të qetë dhe vizualizo me detaje jetën tënde të përsosur.
Për të të ndihmuar, mund të marrësh edhe një kristal dhe të manifestosh në hënën e plotë. Më e rëndësishmja: Beso në veten tënde dhe në univers!
Discussion about this post