Kongresi amerikan votoi pro projektligjit për mbylljen e TikTok-ut, në rast se pronari i tij nuk shet aksionet e tij. Dhoma e Përfaqësuesve vendosi që aplikacioni të mos aksesohet nga shtetasit amerikanë, pasi u përfshi në një paketë të politikës së jashtme që ka ndërmarrë SHBA.
Joe Biden është shprehur se do të nënshkruajë vendimin që do të merret për aplikacionin, pasi Senati të vendosë se ç’do të ndodhë. Nëse projektligji kthehet në ligh, pronari i TikTok do të ketë 9 muaj kohë për të gjetur një tjetër blerës, ose do të përballet me ndalimin e aplikacionit nga përdoruesit në SHBA.
Zyrtarët e TikTok janë shprehur se një ndalim në përdorimin e aplikacionit të njohur do të “cenojë fjalën e lirë” të plot 170 milionë përdoruesve amerikanë. Në muajt e fundit, është ngritur shpesh alarmi për popullaritetin që gëzon ky aplikacion, si dhe për faktin që mund të përgjojë të dhënat e njerëzve.
Zyrtarë amerikanë dyshojnë se TikTok është i lidhur me Kinën dhe ndan me Pekinin informacione mbi përdoruesit e saj, megjithëse zëdhënës për TikTok e kanë mohuar shpesh si akuzë.
Discussion about this post