Aktori i famshëm turk Caglar Ertugrul ka bërë një gjest aspak të zakontë. Ai bleu shkollën ku kishte bërë vitet e fillores dhe më pas e shkatërroi atë totalisht.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në instagramin e tij, duke shpjeguar edhe arsyet e këtij veprimi. “Mësuesit e mi të shkollës fillore gjithmonë më rrihnin, kështu që unë bleva shkollën dhe e shkatërrova plotësisht. Le të jetë në këtë gjendje si traumat e mia të rënda”, shkruan Ertugrul.
Fotot u vënë virale në mënyrë të vrullshme në internet duke bërë që shumë njerëz të reagojnë ndaj aktorit. Disa e kritikuan dhe disa të tjerë e mbështetën veprimin e tij.
Caglar Ertugrul ka fituar çmimin Golden Butterfly si aktori më i mirë i një komedie romantike në vitin 2020 dhe çmimin si aktori më i mirë në një serial televiziv në 2021.
Discussion about this post