Elia Zaharia është divorcuar zyrtarisht nga Princ Leka. Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur.
Sipas vendimit të Gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën.
Elia Zaharia dhe Princ Leka janë ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërpreres së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42-vjeçari.
Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se aktorja nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia.
Discussion about this post