Praktikimi i kujdesit për veten në përditshmëri nuk duhet të jetë i lodhshëm, apo edhe i shtrenjtë. Në shumë raste, në fakt mund të jetë falas, ose mund të kushtojë pak.
Christine Karper, drejtuese e programit për Këshillimin rreth Shëndetit Mendor në Universitetin e Phoenix rekomandon praktikimin e ndërgjegjes thjesht duke prekur pesë shqisat tuaja përpara se të zbrazni xhepat.
Këtu janë disa mënyra se si mund ta bëni këtë:
1.Ndizni një qiri aromatik që ju pëlqen
2.Vendosni një leckë në ujë të ngrohtë me një bustinë çaji brenda dhe vendoseni rreth duarve tuaja, për të imituar përvojën e peshqirëve Oshibori (iu ofrohet klientëve në restorantet dhe baret japoneze).
3.Fërkoni një gur të lëmuar ose petale trëndafili për të vlerësuar strukturën e tyre
4.Dëgjoni muzikë qetësuese
5.Uluni jashtë dhe shikoni retë ose dëgjoni zogjtë kur këndojnë
6.Hani ngadalë vaktet tuaja për t’i shijuar më shumë
7.Bëni një vizitë mirënjohjeje: shkruajini një letër dikujt që ka ndikuar pozitivisht në jetën tuaj dhe vizitoje për t’ia lexuar
8.Kujtoni një kujtim të preferuar dhe mendoni për atë që keni ndjerë, parë, nuhatur dhe shijuar gjatë këtij momenti
Discussion about this post