Kur flasim për gatim, erëzat janë përbërësit që i japin shije çdo pjate. Kombinimi i tyre mund t’i falë ushqimit tuaj jo vetëm një shije fantastike, por edhe një sërë vlerash për shëndetin. Sot, do të flasim për dy erëza ekzotike, që jo shumë veta arrijnë t’i përfshijnë siç duhet në gatim dhe jo shumë i njohin. Bëhet fjalë për turmerikun dhe shafranin, dy erëza plot vlera dhe që përdoren tradiconalisht në kultura të ndryshme, thote agroweb qe tregon dhe ndryshimet mes tyre dhe vlerat, e përdorimet e të dyjave në kuzhinë.
TURMERIKU
Është një bimë shumëvjeçare që rritet nën tokë, ai vjen nga familja e xhenxhefilit. Origjina e tij është nga Indonezia dhe India Jugore. Në fakt, India është konsumatori dhe eksportuesi numër një në botë. Pas kultivimit, turmeriku thahet dhe grimcohet në formën e pluhurit që gjendet zakonisht në ushqimoret në mbarë botën. Përveç gatimit, është përdorur edhe për qëllimë mjekësore, falë aftësisë për të luftuar inflamacionin dhe për të lehtësuar problemet e tretjes. Ngjason në shije dhe në karakteristika me xhenxherfilin duke qenë se janë të së njëjtës familje. Ngjyra e fortë e artë është ajo që e dallon ndër erëzat e tjera, dhe e bën të përshtatshëm për t’u përdorur si ngjyrues në ushqime të ndryshme. Ka rreth 6 lloje të ndryshme turmeriku, por shpesh ndarja është e veshtirë të bëhëet për shkak të ngjashmërive të shumta që kanë me njëri-tjetrin.
Përfitimet shëndetsore
I njohur ndryshe edhe si kurkumina, besohet se kjo erëz pëmban sasi të larta antioksidantësh dhe agjentë antinflamatorë. Disa studime tregojnë se përdorimi i tij mund të ketë efekte pozitive në luftën kundër alzheimerit, apo kundër përparimit të qelizave kancerogjene. Gjithashtu, agjentët antinflamatorë mund të lehtësojnë dhimbjet e artritit, dhimbjen nga ulçera në stomak apo të reduktojnë të simptomat e shqetësimeve të aparatit tretës.
Përdorimi në kuzhinë
Ju mund ta përdorni për të marinuar lloje të ndryshme mishi, ta përfshini në salca të ndryshme, ta spërkasni tek perimet e pjekura, për të bërë çaj apo pije të ndryshme.
SHAFRANI
Shafrani mblidhet nga një bimë me qepujkë. Lulja që del nga qepujka përmban tre fije me ngjyrë të kuqe të ndezur. Janë pikërisht këto fije që mblidhen për të prodhuar erëzën e bluar, e cila përdoret kryesisht në ushqimet e detit dhe orizit. Vetëm një kile shafran mund të kërkojnë deri në 75,000 lule, dhe së bashku me kohën dhe punën e e madhe që kërkon, nuk do mend të kuptosh që erëza kushton shtrenjtë. Shafrani ka një ngjyrë të kuqe shumë të dallueshme dhe aroma e tij është e krahasueshme me lulet dhe mjaltin.Ai përdoret më së shumti në gatimet indiane dhe turke, dhe mund të përfshihet edhe në recetat e ëmbla, pije dhe akullore.
Përfitimet shëndetsore
I pasur në antioksidantë dhe vitamina, shafrani mund të ndihmojë kundër përparimit të kancerit, në largimin e helmeve nga trupi, dhe të japë lehtësim në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
Përdorimi në kuzhinë
Shafranin mund ta përfshini në gjellë, supë, në gatimet me produkte deti, oriz, në çaj etj. Pavarësisht se si e përdorni, mbani mend se duhet përdorur në sasi të vogla.
Cili është ndryshimi midis trumerikut dhe shafranit?
Edhe pse mund të jenë të ngjashme, ato vijnë nga bimë të ndryshme. Turmeriku është një rrënjë, ndërsa shafrani vjen nga një lule dhe prandaj ka një aromë më të lehtë. Zgjedhja mund të varet nga preferancat e përdorimit në gatim dhe faktori ekonomik, pasi shafrani kushton më shtrenjtë. Kur bëhet fjalë për përfitimet e mundshme shëndetësore, turmeriku besohet se ka një kapacitet shumë më të madh, por shafrani gjithashtu ka antioksidantë që mund të kenë ndikim. Megjithatë, idealja është t’i keni të dyjaa në kuzhinën tuaj.
Discussion about this post